gdansk
Polonia projekton kanal 225 milion dollarë për të shkëputur varësinë nga Rusia
Europa po ndahet sërish. Edhe kësaj radhe me Rusinë, jo me mure si në Luftën e Ftohtë. Por duke shkëputur fijet natyrale ekonomike. Polonia, një nga vendet më antiruse, ka vendosur që të shkëpusë varësinë nga Moska duke nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të jetë 1.3 km i gjatë, 80 m i gjerë dhe 5 m i thellë e që do të kushtojë 225 milionë dollarë. Kanali do të shmangë detyrimin e tanishëm të anijeve që dalin nga Polonia nga qyteti port Elblag për të dalë në Balltik përmes ujërave territoriale ruse.