gazeta55

Për ata që thonë se "Xhafa iku vetë"

Postuar në 27 Tetor, 2018 20:13

Fatmiri iku. Me ndërgjegje të qetë siç tha. I qeshur si përherë. Me siguri po të shkëmbehesh në rrugë të flet njësoj si dikur kur ishte vetëm deputet. Tani ka nisur puna e mediave që të gjejnë arsyet dhe shkaqet, të shpjegojnë intrigën e pushtetit, të ndërtojnë alibitë, të rishpikin pra Shqipërinë normale. Atë që nuk ka qeder nga pisllëqet. Dhe alibia e sotme e pushtetit është se ministri i Brendshëm iku vetë. Ai dha dorëheqje sepse është njeri i lirë. Nuk a patur tensione, as përplasje në qeveri. Jo. Në kulmin e sukseseve ministri iku sepse ka parime.

Subscribe to RSS - gazeta55