galeotti

“Ndikim në zgjedhjet amerikane, por Putin nuk dëshironte Trump si president të ri”

Postuar në 19 Nëntor, 2016 15:14

A ndikoi Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale amerikane? Nga sa na thotë leximi i shfaqjes politike, përgjigja është “po”. Por a u investua presidenti i Rusisë për një ndryshim krahu në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është një pyetje që ka përgjigje më komplekse.

Në një intervistë për “Reuters”, eksperti i Rusisë, Mark Galeotti, thotë se “jo”. Vladimir Putin nuk dëshironte që Donald Trump të vinte në pushtet. Sipas tij, Kremlini po luante për një kushtëzim të fortë të presidencës amerikane të Hillary Clinton, të cilën e shikonin si favorite të padiskutueshme.

Subscribe to RSS - galeotti