gabi
Presidenti Meta dekoron Gabin me Medaljen e Mirënjohjes
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të akordojë Medaljen e Mirënjohjes për Gabin, ose bashkimin e të gjithë shitësve të rrovave të përdorura në vendin tonë për ndikimin e tyre në furnizimin e tregut me mallra perëndimore, duke shërbyer në mënyrën e vet si liman i lidhjeve me Perëndimin përmes konsumit. Po kështu presidenti vlerëson rolin e Gabit në çrrënjosjen e kulturës së dokut dhe basmës në veshjen e shqiptarit, shenja të kohës më të errët të Diktaturës.
"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?
Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.