fundi i vitit
Negociatat me BE-në mund shtyhen në fund të vitit
Nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit. Kështu deklaroi kryeministri Rama në intevistën e dhënë për Mustafa Nanon në Abc News.
“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”- u shpreh kryeministri, Edi Rama.