franceze
Veto franceze për negociatat
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të nisin bisedimet zyrtare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Një hap i tillë nuk mbështetet nga Franca, që pritet të vendosë veton për të dy vendet. Diplomatë europianë i thanë Agjencisë Gjermane të Lajmeve se Parisi i sheh gjërat ndryshe nga vendet e tjera edhe pse është i izoluar në qëndrimin e vet.