fishta

Propozim për botimin e "Lahutës së Malcis" në shqipen standarde

Postuar në 09 Tetor, 2020 16:56

Përkthyesi Edmond Tupe propozon që “Lahuta e Malcis”, vepra madhore e Gjergj Fishtës të botohet edhe në shqipen standarde. Në një prononcim për TvT, Tupe thotë se vepra duhet të komunikojë me lexuesin e ri shqiptar dhe një mënyrë për ta bërë këtë është të botohet edhe në shqipen standarde.

Unë mendoj për publikun e gjerë duhet një faqe gegnisht siç është, në faqen tjetër e, fatkeqësisht është termi, e toskëzuar, ose në gjuhën standarde. Që ta kuptojnë njerëzit

është shprehur Tupe.  

Përse kjo fushatë pikërisht tani kundër Fishtës?

Postuar në 16 Tetor, 2016 02:07

​Pra pak ditësh, në disa gazeta, u botua një letër e Gjergj Fishtës, e zbuluar prej Nasho Jorgaqit, të cilën Fishta ia dërgonte një miku të tij, një oficeri fashist, këtu e më se 75 vjet më parë. Mjaftoi kjo letër që Fishta menjëherë të quhej fashist dhe të anatemohej nga komunistët ashtu siç dinë ata, kur i vënë tjetrit epitetin fashist, ndonëse Fishta nuk ka qenë asnjëherë as fashist me bindje dhe as fashist i organizuar se, po të kishte qenë, do të kishte bërë, së paku, një poemë a një vjershë për Beniton a fashizmin, ashtu siç bënë poetët tanë komunistë për Enverin dhe Partinë. Por jo.

Arrestohet biznesmeni Sait Fishta

Postuar në 07 Shkurt, 2016 23:18

Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.

http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati-...ër-deputet-në-shkodër#.VrfCCq-kqrU

Subscribe to RSS - fishta