fiks fare
Me letra në rregull nuk regjistron dot pronën. Me letra false merr 30 milionë euro
Fiks Fare raportoi sot një rast në Bërzhitë për një qytetare e cila nuk arrinte të regjistronte dot pronën e saj në hipotekë edhe pse dokumentet i kishte të gjitha të sakta. Në një prononcim për FF, përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës në NJësinë Administrative përkatëse, Sami Gjana thotë se:
Edhe pse hipoteka e ka të gjithë dokumentacionin e plotë na kërkon sërish info
Lushnje, Berat/Stimulantë dhe hormone te shalqiri dhe domatja
Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.
Investigimi/Vaj palme në produktet e bulmetit(foto)
Më poshtë investigimi i emisionit "Fiks Fare" për sigurinë ushqimore, përdorimin e vajit të palmës në gjalpin që tregëtohen në vendin tonë:
“Fiks Fare” iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e “Fiksit” rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.
Pazari i votës në Dibër (video)
Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare zbuluan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie. Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së dhe të shënonin emrin si votues të PS-së që do të paguheshin në këmbim të votës.
Kush ia shikon hajrin Shqipërisë(foto)
Emisioni investigativ “Fiks Fare”, mbrëmjen e së martës ka udhëtuar në qytetin e Korçës, ku në vijimin e denoncimeve lidhur sistemin e drejtësisë, ka sjellë për shikuesit pronat disa miliona euro që janë në pronësi të gjyqtarëve apo prokurorëve.