Felix Schlagwein
Si u shndërrua George Sorosi në figurën armiqësore të të djathtëve
Rreth pesë vjet më parë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán e shpalli miliarderin hungarezo-amerikan George Soros armikun numër një të shtetit. Sorosi është ai që tërheq telat pas një komploti në shkallë të gjerë kundër Hungarisë. Qëllimi i tij: të rrëzojë Orbanin, të shkrijë shtetet-kombe të Evropës dhe të zëvendësojë popullsinë e tyre me migrantë.