feja ne shkolle
Qeverisja moderne dhe degradimi deri në këtë farë feje
Asnjë argument bindës nuk gjendet për çdo prezantim shtesë të fesë në shkollë. Nuk i shërbejnë progresit as pritja me entusiazëm e këtij lajmi të qeverisë shqiptare nga Obama, nuk qëndron as justifikimi se kjo lëndë do mbrojë fëmijët nga viktimizimi xhihadist, i theksuar nga Rama; as ngërçet e stërkëmbsheve të krijuara nga besimet, nuk zgjidhen me këtë përkedhelje të re politike të tyre.