Federico Fubini
Populistët pa komplekse të Italisë
Tre vjet më parë, kur zgjedhësit polakë u dhanë nacional-populistëve të Partisë Ligj dhe Drejtësi shumicën më të madhe që nga viti 1989, Adam Michnik* komentoi: “Ndodh që një grua e bukur të humbasë mendjen dhe të shkojë në shtrat me një bastard”.
Që në rini, vetë Michnik ishte përballur me burgjet e regjimit, duke ruajtur të gjallë për shoqërinë polake shpresën për të ardhmen europiane dhe një shoqëri të hapur.