eurogroup
Ish-ministri grek i Financave njofton publikimin e regjistrimeve të fshehta në takimet me Eurogrupin
Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka deklaruar se posedon regjistrimet diskutimeve mes palës greke dhe përfaqësuesve të Eurogrupit në vitin 2015 dhe madje do t’i bëjë publike ato. Në një dalje në Parlamentin grek, Varoufakis kërkoi që legjislativi grek të pranojë regjistrimet për të diskutuar mbi to, por drejtuesi i Parlamenti grek, Costa Tasoulas, ka refuzuar kërkesën duke cilësuar letrën e ish-ministrit si të papranueshme. Vetë Varoufakis ka referuar vendimin e Gjykatës Supreme Greke sipas të cilës regjistrimit janë legale dhe nuk cenojnë sferën e privatësisë.