Etgar Keret
Netanyahu, një armik më i rrezikshëm se Irani për izraelitët
Një nga shkrimtarët më të lexuar dhe më të njohur izraelit, regjisor dhe skenarist, Etgar Keret, është kritik me mënyrën si po e drejton kryeministri Benjamin Netanyahu konfliktin në Gaza.
Më shumë sesa lufta me Hamasin, Hezbollahun apo Iranin, ai sheh si kërcënim për shtetin e Izraelit shtypjen e lirisë së ideve. Në një intervistë për Avvenire, Keret thotë se Netanyahu po e përdor konfliktin si një mjet për të qëndruar në pushtet dhe për të mos marrë përsipër përgjegjësitë e tij.