Erdogam
Dërgimi i mesazhit të gabuar në Turqi*
Zgjedhja që bëri Angela Merkel në rastin kur Presidenti arrogant i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Gjermanisë që të niste hetimet ndaj një komediani, ishte një variant i dilemës së bërë nga një pengmarrës: Ti plotësosh kërkesën zgjedh problemin imediat, por vendos dhe një precedent të rrezikshëm. Kancelarja Merkel duhet të vendoste mes përmbushjes së kërkesës së guximshme të z. Erdogan ose me shumë mundësi të humbiste marrëveshjen me Turqinë, e cila premtoi disa lehtësira për krizën e refugjatëve.