elefantet
Botsvana, cianobakteri dyshohet si shkak i vdekjes së 300 elefantëve
Autoritetet e Botsvanës kanë dalë më në fund me një konkluzion mbi shkakun e ngordhjes së 300 elefantëve gjatë këtij viti. Lajmi u përhap në disa media kryesore duke qenë se u vu re një vdekje në numër të pazakontë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shkak për fatalitetet është cianobakteri që ka prodhuar toksina të lëshuara në ujë. Sipas shkencëtarëve cianobakteri është një mikroorganizëm i zakonshëm në ujë dhe ndonjëherë në tokë, por jo të gjitha prodhojnë toksina.