eduard zaloshnja
Kur Dritëroi takoi S. Protopapën…
Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur. Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti: “A e di kush jam unë?”. Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë. Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944, kur Dritëroi kishte qenë vetëm 13 vjeç.
“Jam Sali Protopapa,” - i tha burri i thinjur.
Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi.