e drejta e fjales
Pushteti që varet nga Facebook
Vendimi i platformave dixhitale të mediave sociale për të bllokuar komunikimet e presidentit Donald Trump përbën një dëshmi të forcës përcaktuese që ato kanë në balancën e pushtetit dhe në mobilizimin e njerëzve për kauza të ndryshme. Sot ky mobilizim po konsiderohet si i rrezikshëm për demokracinë, si kërcënim për të ardhmen dhe si katalizator ndaj urrejtjes ndaj establishmentit.