dukuria

Një mësim i vockël për kryetarin e PD-së

Postuar në 28 Prill, 2021 11:12

Preç Zogaj ka qenë dje në studion e “Opinion” në Tv Klan ku mes të tjerave ka bërë një koment për Partinë Socialiste dhe atë që ajo përfaqëson në aspektin elektoral. Në videon e shkurtër më poshtë, Zogaj shpjegon atë që është PS-ja në këtë vend, një parti, një dukuri, një histori, një forcë, një strukturë, e cila u gjend përballë një si Lulzim Basha.

Ky lloj komenti ka vlerë për të vënë në dukje se çfarë kaçaflaqi po drejton sot të ashtuquajturën opozitë, PD-në, forcën që na thonë se krijua në emër të lirisë, por që mesa duket nuk ka në memorien e saj asnjë mësim të historisë.

Një rrjedhje që mund të na shndërrohet në fontanë

Postuar në 11 Gusht, 2015 13:47

Në Shqipëri, kur një ngjarje e keqe bëhet e shpeshtë, thuhet se është “fenomen”. Kështu, kemi fenomenin e ndërtimeve pa leje, fenomenin e gjakmarrjes, fenomenin e krimit në familje, fenomenin e korrupsionit, fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike etj. Por ai që sot mund të jetë fenomen, ishte një kohë kur nuk përbënte veçse disa raste, që nuk u trajtuan dhe u shndërruan në fenomen. Raporti i rastit me fenomenin mund të krahasohet me atë digën, e cila ka një vrimë të vogël ku rrjedh uji. Nëse nuk merren masa, atëherë vrima zmadhohet dhe uji vërshon gjithmonë e më tepër.

Subscribe to RSS - dukuria