doreheqjet

Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria

Postuar në 16 Gusht, 2017 16:06

Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit  si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Përplasja për drejtorët e Hipotekave!

Postuar në 04 Gusht, 2017 17:21

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi pezulloi procedurat e miratimit të dorëheqjeve për të gjithë drejtuesit e hipotekave për të nisur një hetimi të  plotë administrativ mbi veprimtarine e tyre. Bardhi vlerëson  se zyrtaret  publikë  që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me nje akt dinjiteti sic e cilëson ai dorëheqjen.

Një fshesë në polici nuk mund të kalojë me dorëheqje

Postuar në 31 Korrik, 2017 22:24

Në fillim drejtorët e hipotekave, sot drejtorët e spitaleve rajonave. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtuesit në fjalë marrjen e përgjegjësive administrative për dështimet dhe gjendjen skandaloze e cila në fakt është përgjegjësi qeverisëse. Megjithatë lëvizjet në fjalë kanë patur suksesin e vet në raport me qytetarët: edhe sikur të lexosh komente online vëren kënaqësinë dhe entuziazmin për këto shkarkime, që na japin të kuptojmë se deri ku ka mbërritur situata.

Subscribe to RSS - doreheqjet