Përplasja për drejtorët e Hipotekave!
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi pezulloi procedurat e miratimit të dorëheqjeve për të gjithë drejtuesit e hipotekave për të nisur një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarine e tyre. Bardhi vlerëson se zyrtaret publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me nje akt dinjiteti sic e cilëson ai dorëheqjen.
“Zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje. Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin për shkeljet e tyre në organet kompetente”-thuhet në deklaratën e ministrit teknik.
Por zyra e Kryeministrit reagoi duke thënë se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. “Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”-thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Më tej parashtrohet si argument se qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun.
Add new comment