dita e fundit
Edhe Billi në telashe, FBI publikon faljet e dyshimta në ditët e fundit si president. I dha lirinë një donatori të Fondacionit Clinton
Gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe kur FBI riktheu me jo pak kërcitje çështjen e hetimit të postës elektronike të Hillary Clinton, agjencia amerikane e inteligjences dhe hetimit publikoi një hetim të vjetër për Bill Clinton. Hetimi ka të bëjë me faljen presidenciale nga Bill Klinon të një të arrestuari për evazion, gruaja e të cilit kishte bërë donacione bujare për Fondacionin Clinton.