diplomatë
Deklaratë shokuese e Kotzias
Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka bërë një tjetër deklaratë shokuese lidhur me implikimin e zyrtarëve grekë në një rrjet të trafikimit të organeve të fëmijëve.
Gjatë një interviste ai foli për 93 raste të tilla dhe diplomatë të cilët përfunduan në burg pas denoncimit nga Ministria e Jashtme.
Greqia dëbon diplomatët rusë
Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme. Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshme kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.
Rritet tensioni diplomatik SHBA-Rusi, zyrtarë "non grata" dëbohen nga Moska dhe Uashingtoni
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuam dëbimin nga vendi të dy zyrtarëve rusë si reagim për një sulm ndaj një diplomati amerikan në Moskë, edhe Rusia nga ana e saj njoftoi dëbimin e dy zyrtarëve amerikanë nga vendi.