dioksidi i karbonit
A është magneziti zgjidhje për reduktimin e dioksidit të karbonit në atmosferë?
Shkencëtarët e universiteti Trent në Ontario të Kanadasë kanë propozuar një zgjidhje të re për reduktimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera. Gjatë një konference mbajtur në Boston, është propozuar prodhimi i një minerali, magneziti, që ka cilësinë e depozitimit të CO2. Nëse do të prodhohet në shkallë industriale mendohet se magneziti do të zgjidhte një nga problemet më kryesore për njeriun, e që sipas shkencëtarëve kërcënon të ardhmen e tij.
Emetimi i karbonit në atmosferë, temperatura e Tokës arrin 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale
Niveli i emetimit të karbonit në atmosferë po prodhon pasoja serrioze për klimën në Tokë. Kështu shkencëtarët thonë se edhe sikur emetimi i tij, të ndalë sot, temperaturat do të kërcejnë me 1.6 gradë Celcius më shumë, krahasuar me periudhën paraindustriale. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaroi se niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti në 400 njësi për milion në fillim të këtij viti dhe konsiderohet rekord. Implikimi për jetën tonë është serioz: deir më tani, temperatura e Tokës është 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale.