dimrat
Njerëzit e hershëm u mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik
Është një proces të cilit i nënshtrohen arinjtë, lakuriqët dhe iriqët evropianë. Por së fundmi është zbuluar se edhe njerëzit e hershëm i kanë kaluar dimrat me atë që njihet si gjumi letargjik.
Këtë e provojnë kockat e gjetura në një nga vendet më të rëndësishme fosile të botës. Sipas gjurmëve të gjetura në to, paraardhësit tanë hominidë mund ta kenë përballuar të ftohtin ekstrem qindra mijëra vjet më parë duke fjetur gjatë dimrit.