digat
Investime në teori, asnjë bashki nuk kërkoi ndërhyrje për digat
Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, u bë transferimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë. Por këto të fundit nuk kanë bërë asgjë për të forcuar infranstrukturën e digave, të cilat janë konsideruar si mina me sahat.