Investime në teori, asnjë bashki nuk kërkoi ndërhyrje për digat

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 11:20

Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, u bë transferimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit  nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë. Por këto të fundit nuk kanë bërë asgjë për të forcuar infranstrukturën e digave, të cilat janë konsideruar si mina me sahat.

Monitor citon një burime pranë Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha që thotë se “nga 650 diga që janë të regjistruara, janë bërë ndërhyrje vetëm në 14 prej tyre. Nga pushteti vendor nuk kanë ardhur ndërhyje të propozuara edhe pse ne ju kemi kërkuar 61 bashkive në vend, edhe me formë shkresore, që të ngrejë për çdo rezervuar dhe digë një njësi teknike që do të merret me menaxhimin. Për këtë kërkesë nuk kemi marrë ndonjë reagim domethënës. Nga raporti që bëmë ne në 2016, asnjë nga njësitë e qeverisjes vendore nuk ka sjellë ndonjë projekt ndërhyrjeje”

Një situatë problematike e pranon edhe vetë Ministria e Bujqësisë. Në strategjinë e Ujitjes dhe Kullimit të publikuar në maj të këtij viti, nënvizohet se në pjesën më të madhe të digave kërkohet ndërhyrje. “Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si për sa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

http://www.monitor.al/mbi-600-mina-me-sahat-alarmi-per-rezervuaret-dhe-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.