diagnostikimi
Kthesa e HIV: infektohen më shumë heteroseksualë se homoseksualë
Kur u diagnostikova me HIV rreth 25 vjet më parë, më dhanë vetëm tetë vjet jetë. HIV kishte hyrë vrullshëm në komunitetin e homoseksualëve dhe diagnoza ime ishte njëfarë lehtësimi pas një dekade i bllokuar në një cikël seksi, turpi, frike dhe keqardhjeje. Situata dukej e pashpresë për mua dhe për miqtë e mi.
100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit
Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.
Diagnostikimi i sëmundjeve në personazhet e pikturave
Piktorët janë edhe anatomistë të mirë të njeriut. Detajet janë pjesë e punës së tyre aq sa vijnë “në ndihmë” edhe për mjekë që “diagnostikojën kanavacin”. Kështu një prej tyre, Hutan Ashrafian, kirurg në Imperial College London, thotë se në një pikturë të vitit 1768, quajtur “Një eksperiment mbi një zog në pompën me ajër”, me autor Joseph Wright, një nga personazhet ka një sëmundje të rrallë lëkure.