Departamenti Amerikan
Urdhërohet publikimi i emaile-ve të ish-sekretares Klinton para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit
Departamenti i Shtetit mund të publikojë një pjesë të emaile-ve private të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. Kjo pasi një Gjykatë urdhëroi qeverinë amerikane të analizojë 14 900 dokumente, shumica e të cilave email-e të postës elektronike të zonjës Klinton. Skandali doli në dritë nga FBI që zbuloi se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane përdorte një server privat për komunikimin e saj elektronik me vartës apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane.