Christoph Strack
Kisha duhet të veprojë
Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë hapur kur panë se kryqi ende qëndronte, gati me shkëlqimin e mëparshëm.
Katastrofa në Notre-Dame ka tërhequr në një farë forme tërë vëmendjen e opinoinit drejt kishës. Vëmendjen e besimtarëve por edhe atyre që nuk besojnë, sepse Franca u godit në themelet e saj. Notre-Dame ishte një prej simboleve evropiane... Kryeqi i Notre Dame mbeti si simbol i botës dhe traditave të krishtera në Evropë.
Lufta për mesin e shtresës së mesme të shoqërisë
Deklarata është dramatike. Robert Vehrkamp flet në lidhje me zgjedhjet në Bundestag për një "linjë të re konflikti të demokracisë midis skeptikëve të modernizimit dhe mbështetësve të modernizimit." Kjo linjë manifestohet në "copëzimin" e elektoratit. Shkencëtari është njëri nga autorët e një studimi për zgjedhjet në Bundestag, të cilin Fondacioni Bertelsmann e paraqiti këtë të premte nën titullin "Zgjedhje popullore".