ceku i bebeve
Pse Rama e nis programin me “çekun bebe”?
“Mundësi të barabarta për secilin, zhvillim ekonomik dhe social shumë më domethënës për njeriun e zakonshëm”, kjo është një frazë e shprehur dje në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, në prezantimin e programit ekonomik. Këtu të vjen në mend një personazh i romanit të George Orwell, “Animal Farm”, që thotë se “disa janë më të barabartë se të tjerët”. Mund të mos e marrësh seriozisht një program qeverie, por kryeministrin Rama, që është një lider socialist, herë-herë as i majtë, as i djathtë, duhet analizosh se çfarë flet, sepse mes rreshtave mund të mësosh se ku fle djalli.