cani
A po harrohet evazioni që thuret nga vetë institucionet?(video)
Si për ironi, edhe Shqipëria do të ketë 1 shtatorin e vet si datë lufte. Sot përfaqësues të qeverisë kanë dalë dhe kanë bërë të ditur se nis operacioni lundër informalitetit dhe evazionit. Më herët është bërë e njohur se kush nuk merr kuptoni do të gjobitet, duke e shtrirë veprimin ndëshkues edhe mbi ata qytetarë që nuk ndjekin rregullat që i njohin mir ënë vendet perëndimore. Ministri i Financave argumentoi për herë të parë se përse niveli i të ardhurave ka qenë kaq i ulët, duke bërë të vetat ato “argumente” që ka dhënë edhe kryeministri.
Cani paralajmëron pronarët e minierave: Do përfshiheni në luftën ndaj informalitetit, do ta ulim në mënyrë drastike
Shkëlqim Cani paralajmeron pronarët e minierave se lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe këtë sektor dhe nuk do të ketë asnjë tolerim. Ministri i Financavë theksoi se aktualisht informaliteti është rreth 50 % dhe objektivi i qeverisë është ulja e ndjeshme e tij.
Plani kundër evazionit i 2014-ës. A mund të besohet më kjo qeveri?
Po sjellim një shkrim të përgatitur nga "Monitor" i cili kujton se premtimet për luftë ndaj evazionit janë të vjetra për këtë qeveri. Sepse premtimet janë bërë herët. Por mbyllja e aksionit të dikurshëm, pa zhurmë, çon në mendimin se kjo që po vjen është thjesht panik i qeverisë që do të prodhojë viktima vetëm më të dobëtit. Më poshtë shkrimi:
“U shpreha gabim”, korrigjon Cani, “nuk kemi tatimorë që bëjnë bilance kompanish, por pronarë kompanish që punojnë në tatime”
Cani: Më 1 shtator nis lufta kundër informalitetit, në fokus bizneset e mëdha
Gati aksioni kundër informalitetit ku në fokus do të jenë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit. Në këtë mënyrë ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpalli sot fushatën e re të qeverisë kundër informalitetit.
"Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do ta ndihmojë qeverinë në disa drejtime. Qëllim final është ulja e nivelit të taksave dhe e borxhit publik. Do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, theksoi Cani.
Briseida Shehaj është lajmi...
Kjo është një foto e sotme. Një foto e përurimit të aksionit kundër informalitetit dhe evazionit. Teknikisht, figura qendrore aty është Kryeministri i vendit, por simbolikisht duket se drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, përbën lajmin dhe mban mbi vete vëmendjen. Ajo la pas kolegen Spiropali, e cila u largua nga doganat, një sektor ku ka mosrealizim të ardhurash. Shehaj nuk u lërgua, nuk dha dorëheqje; përkundrazi, sot merr gradën e “komandantit operativ” të aksionit ndoshta më të rëndësishëm të kësaj qeverie.
Spostohet Shkëlqim Cani. Edhe për financat flet Ahmetaj
“Të mos vjedhim më njëri-tjetrin”. Me këtë mesazh u shfaq sot oara mediave ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj, i cili konfirmoi nisjen e reformave për luftën kundër evazionit dhe informalitetit. Sipas tij “1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë”. “Qeveria është e vendosur për të luftuar evazionin fiscal me të njëjtën vendosmëri sikundër luftoi paligjshmërinë në sektorin energjitik. Nëse dikush thotë se pse nuk e nisët këtë aksion që në fillim, mund t’i them që ajo që trashëguam nga Qeveria paraardhëse ishte një situatë në buzë të greminës.
Tallavaja e gënjeshtrave që vijnë nga Ministria e Financave
Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, publikon në profilin e vet në “Facebook” e-mailin e Ministrisë së Financave lidhur me projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin e djeshëm se qeveria synon të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale edhe te rrogat e ulëta. Madje duke u përfshirë në dialogje në Facebook, si e si që të denigronte gazetarët që shkruajtën lajmin.
Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”
Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.