Calja
Briken Calja shpëton "nderin" e Shqipërisë në Rio
Me një ekip thuajse të shpartalluar që shkoi në Olimpiadë pa asnjë objektiv për medalje, nga peshngritja erdhi një zultat disi inkurajues si për të justifikuar udhëtimin deri në Brazil të të punësuarve nga politika në sport. Briken Calja u rendit i 6 në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që deri në momentet e fundit ishte në dilemë të dilte apo jo në pedan, nisur nga divergjencat me presidentin e Komitetit Olimpik, Viron Bezhani, zyrtar i LSI-së, ashtu si dhe kreu i Federatës Elez Gjoza.