Cako
Orë të vështira për ministrin e Brendshëm
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kohë që nuk ka çehre të mirë në fytyrë. Dy ditët e fundit e kanë vënë atë para faktit të shkarkimit të arrestimit të dy vartësve, shkarkimit të drejtorit të Policisë, Haki Çako, që pranoi përgjimin në prokurori. Zhvillime që janë tjerrur edhe nga politika me gjithfarë spekullimesh: ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri po i bën presion të madh ministrit të Drejtësisë për këtë çështje.
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
PD: Çështjen e përgjigjemeve e zbardh vetëm prokuroria
Partia Demokratike ka deklaruar sot përmes sekretarit të Përgjitshëm, Arben Ristani, se skandali i përgjimeve është trhelluar me letrën e ish-drejtorit të Policisë Italiane. Në një prononcim për mediat, Ristani, nënvizoi se në lojë është siguria kombëtare dhe të drejtat e të gjithëve, ndaj fjalën e fundit në këtë çështje mund ta thotë vetëm prokuroria. “Letra e ish drejtuesit të policisë italiane konfirmon, pohon drejtpërdrejt, se paisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.
Dyshimet për përgjime të paligjshme nga policia, Çako fut në lojë italianët
Policia është nën presionin e prokurorisë për të zbardhur përgjegjësinë e saj në instalimin e një pajisjeje përgjuese në zyrat e saj. Dy ditë pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjes përgjuese të paautorizuar, që është instaluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Gazeta "Mapo" raporton se dy oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë janë paraqitur në zyrat e policisë mëngjesin e djeshëm, me vendimin e sekuestrimit në dorë. Ata mësohet se kanë kërkuar takim me titullarin, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.