buzzfeed
BuzzFeed mbyll divizionin e lajmeve
"BuzzFeed" ka vendosur të mbyllë divizionin e lajmeve, në përpjekje për të shkurtuar 15 për qind të vendeve të punës. Gazetarët janë njoftuar sot përmes një memoje nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Jonah Peretti. Shkurtimet do të prekin 180 persona. Rreth 60 nga këto vende pune do të preken nga mbyllja e "BuzzFeed News", sipas një burimi për "New York Times".
Rreziku i ri...videot e rreme
Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese që përndryshe janë të papranueshme në publik.
Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor I fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.
Raporti “sekret”, njollë mbi gazetarinë. Kryqëzohet BuzzFeed
Orteku i propagandës për rrezikun rus duket se nuk do të ndalet, pavarësisht se gjeneruesit kryesorë të saj janë kapur në gabime të mëdha edhe vetë. Ndonëse i gjithë skenari për hakerimin rus në zgjedhjet amerikane nuk ka arritur të japë deri më sot një konkluzion të vetëm se cili ishte rezultati i kësaj fushate të presupozuar, goditjet në të njëjtin drejtim vazhdojnë.