Rreziku i ri...videot e rreme
Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese që përndryshe janë të papranueshme në publik.
Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor I fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.
Video është një paralajmërim për erën e re të videove të rreme, të sajuara, që pas lajmeve të rreme përbëjnë rrezikun kryesor që mund të provokojë kriza të mëdha politike dhe publike. Buzzfeed shton se kjo aftësi e manipulimit që po bëhet e mundur nga softet e reja kërkon kujdes dhe informim nga burime të besueshme të informacionit.
Peele, i cili ka marrë së fundmi një Oscar e ka imituar jo rrallë Obamën, ndaj edhe përputhja e zërit të tij me imazhin e Obamës jep idenë e një videomesazhi të vërtetë.
Së fundmi po paralajmërohet edhe mundësia e imitimit të zërit përmes programeve, çka do të hapte shtigje të reja manipulimi që do të ishin të vështira për t’u verifikuar apo edhe e fakepornos.
Add new comment