brookings
“Brookings”: NATO nuk mund të zgjerohet më. Arkitekturë e re sigurie në Europën Qendrore
Trump bën bujë dhe flet fare troç, por ndoshta nuk e ka dhe aq gabim. Ose jo 100% gabim, sa kohë që premisat e tij janë thjesht interes më parë e mandej solidaritet. Ndryshimet që po paralajmëron presidenti amerikan i sapozgjedhur, sidomos në fushën e sigurisë janë paraprirë në fakt nga lufta në Ukrainë dhe dalja e në skenë e të ashtuquajturës Luftë Hibride që e kapi Perëndimin të papërgatur. Nëse NATO nuk është e dalë kohe siç thotë Trump, staregjia dhe orientimi i saj do të duhet të ndryshojë.