Brokaj
Zubatovshçina e Tiranës
Sabit Brokaj foli për ligësinë e Sali Berishës. Kriminalitetin e tij. Të dyja okelio e krye-recetës së neurodhaskalëve të kombit: çdo e keqe sado e madhe, fillon poshtë Saliut. Ai është e keqja e të këqijave, kënga e të gjithë këngëve të liga, kuja e kujës.
Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci
Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.
Brokaj në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Berishës
Sabit Brokaj, ish-deputet i Partisë Socialiste në vitin 1991 del në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Sali Berishës nga presidenti Nishani. Në një intervistë për gazetën “Shqip” ai e konsideron qesharak qëndrimin e mbajtur nga Partia Socialiste për heqjen e dekoratës Shyqyri Çokut, pasi të gjitha akuzat sipas tij janë të mbështetura në deklarata individësh të caktuar.
Brokaj kritika ndaj Ramës: Asnjë justifikim nga qeveria nuk pi më ujë
Në një intervistë për gazetën “Dita”, një nga figurat kryesore të së majtës, Sabit Brokaj, shpërthen në kritika ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ai thotë se u nisën disa aksione të mira, por dy vjet më pas jemi ende shumë larg. “Fenomeni Lazarat, në vend që të minimizonte apo zhdukte problemin, bëri efektin e kundërt. Harta e Shqipërisë u ngjyros me kanabis nga jugu në veri. Ku është problemi? Këtu ka një anomali. Dhe anomalia ka të bëjë me thelbin e zbatimit të ligjit. Vetë politika nuk ishte e vendosur. Madje pati zëra që droga të lejohej”.