brahimi
Ministria e Financave: Jo konçesioneve për mbledhjen e të ardhurave të bashkive
Para disa ditësh revista ekonomike “Monitor” u bë burimi i një lajmi sipas të cilit mbledhja e të ardhurave nga bashkitë mund të bëhet me konçesion. Lajmi referohej një pikë të ligjit të miratuar së fundmi “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, në të cilën rregullohet e drejta për mbledhjen e të ardhurave përmes të tretëve. Mirëpo në një prononcim për TVSH-në, Fran Brahimi, drejtor në Ministrinë e Financave e hedh poshtë këtë lajm: