botimi
Myrteza Mara, ky lab i çartur që erdhi në Athinë...
Në mbrëmjen e 11 prillit, në Athinë, nën kujdesin e klubit të shkrimtarëve “Drita” që drejtohet nga poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Nase Jani, u përurua novela “Lisiana” e shkrimtarit Myrteza Mara. Pas disa ribotimeve të suksesshme nga shtëpia botuese “Toena” që prej 2007-s, këtë herë ishte radha e shtëpisë botuese greke “Ostria” e Janis Malas-it, që nëpërmjet përkthyeses së talentuar Anna Ballabani – Balanu, t'ia serviri lexuesit grek këtë arritje suksesive të autorit tonë shqiptar.
Xhamitë e Shqipërisë
Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre arkitektonike dhe historike. Disi më larg vëmendjes së gjerë në sensin e vlerësimit si trashëgimi e përbashkët. Më e njohura për pjesën më të madhe padyshim që është xhamia në qendër të Tiranës. Mirëpo besimi islam është besim i shumicës së shqiptarëve dhe ka një histori qindra vjeçare në territorin shqiptar. Për të hedhur dritë në një fushë ku ka ende shumë për të thënë kemi intervistuar z. Aleksandër Meksi, që është ndër njohësit më të mirë të monumenteve.