Benedikti XVI
Vdes i përulëti Benedikti XVI
Ka ndërruar jetë sot, më 31 dhjetor 2022, Papa Benedikti XVI, i cilësuar si një teolog i madh. Joseph Ratzinger, u nda nga kjo botë në moshën 95 vjeçare pas disa problemeve të vazhdueshme shëndetësore. Prift në moshën 25 vjeçarë, professor i teologjisë në Bon dhe Tubingen, arqipeshkv i Munihut dhe prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit gjatë papatit të Gjon Palit II, ai hyn ndër ata prelatë të quajtur “gjigandë të Kishës Katolike”. "Po kthehem në shtëpi", ishte shprehur pak kohë më parë, shenjë e një besimi të pashërueshëm nga "e vërteta" e kësaj bote.
“Dy fjalë për abuzimet e kishës para se të shkoj te gjykatësi final”
Papa Emeritus ka thyer heshtjen për abuzimet e kishës. Pas raportit gjerman për abuzimet në dioqezën e Monaco-Frisingas, ku Jozef Ratzinger ka shërbyer si peshkop në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, Benedikti XVI thotë në një letër se nuk ka gënjyer dhe falënderon Papa Françeskun për mbështetjen. Raporti gjerman e fajëson Ratzinger për sjellje jo korrekte në lidhje me katër raste abuzimi.