BDI
Maqedoni, BDI-ja tërheq nga qeveria të gjithë ministrat
Kriza politike në Maqedoni merr një tjetër përmasë teksa njoftohet se Partia Bshkimi Demokratik për Integrim, e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka tërhequr të gjithë ministrat. Në një njoftim për shtyp, BDI-ja bën me dije se ka ngarkuar kryetarin e vet Ali Ahmeti me “të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse për të vendosur për hapat e mëtejshëm”. Qeveria aktuale në Maqedoni drejtohet nga Emil Dimitriev, i cili erdhi në detyrë vetëm si zgjidhje politike dhe në funksion të organizimit të zgjedhjeve të reja.
BDI proteston kundër kryqit maqedonas
Në Butel të Shkupit, është vendosur gurthemeli i Kryqit gjigant 56 mertërsh. Këtij aktiviteti i ka paraprirë një protestë e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryesisht të degës së Çairit të Shkupit, të cilët shprehën revoltën e tyre dhe tentuan të pengojnë vendosjen e gurthemelit të kryqit. Në protestë ishte si nënkryetari I BDI-së dhe njëherësh kryetar i Cairit Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti dhe zyrtarë të tjerë. Mexhiti tha se kryqat u takojnë kishave dhe minaret xhamive, sipas tij as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë.