Bashkësia Ortodokse
Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë
Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha komunitetet e tjera fetare në Maqedoni. Ishin mbledhur qindra Shqipëtarë, ortodoksë e muslimanë , nga gjithë trevat shqipëtare për shpalljen e bashkësisë fetare të Shqiptareve Ortodoksë.
Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë.