barak
Tensione në Izrael, ish-kryeministri Barak: “Kjo qeveri duhet rrëzuar, përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”
Beniamin Netanyahu është tanimë nën akuzë publike për radikalizim të strukturave shtetërore dhe promovim të tensioneve sociale. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dha dorëheqjen, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Ehud Baraka, deklaroi se vendi është infektuar me farën e fashizmit. Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” referon një intervistë të Barak për Channel 10, ku ish-kryeministri shkruan se “ajo që ka ndodhur është kapja armiqësore e qeverisë së Izraelit nga elementë të rrezikshëm, Dhe ky është vetëm fillimi”.