bahceli
Referendumi i kurdëve, në Turqi ka zëra që flasin për luftë
Turqia po konsideron aksione ushtarake dhe madje luftë nëse kurdët do të vijojnë me referendumin e pavarësisë më 25 shtator. Kreu i partisë turke Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli, ka deklaruar se ky është një opsion që nuk përjashtohet.
“Ne duhet të disaprovojmë përgatitjet për referendum përfshirë qytetet turkmene. Duhet të bëhet e qartë se ku referendum potencial është testi për Kurdistanin. Ky referendum është tërësisht kundër Turqisë dhe turkmenëve. Duhet të konsiderohet si shkak për luftë nëse është e nevojshme”, tha ai.