audienca

Nuk u fye nga Berisha. Thjesht luftë ndaj Thaçit për të qenë Lajmi në Tiranë

Postuar në 01 Shkurt, 2019 13:09

Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama doli në një videokonferencë, apo videoselfie për të shfryrë kundër Sali Berishës dhe akuzave të këtij të fundit për familjen e z. Rama. Dalja e z. Rama u përcoll live në disa televizione, ndonëse jo e plotë.

Askush nuk gjeti ndonjë arsye të vërtetë se përse kryeministri i Shqipërisë, i cili e prishi keq gojën dhe në të vërtetë ja tha të gjitha ish-kryeministri në sallën e parlamentit, duhet të dilte në orët e mbrëmjes për të shpërfaqur një gjendje të vetën ku ngatërrohej realja me aktrimin.

Kur "populli" nuk shtiret dhe nuk duartroket...

Postuar në 05 Qershor, 2017 11:32

Britania doli nga BE-ja, Shqipëria kërkon me ngulm të hyjë. Por a të bën kjo më pak apo më shumë europian në kuptimin e një kulture politike? Mundet, pasi BE-ja në një farë mënyre është kërbaç që i duhet një vendi pa tradita politike si Shqipëria, ndërkohë që Britania është një nga vendet ku forma moderne e demokracisë ka njohur embrionet e para. Nuk ka vend krahasimi, por meqenëse modeli është i gjithëpranuar atëherë nuk mund të flasim për pretendime.

Subscribe to RSS - audienca