Atlantiku i Veriut
Zbulohet peshkaqeni më i vjetër në botë (Video)
Një peshkaqen që besohet të jetë një nga qeniet e gjalla më të vjetra në botë është zbuluar nga peshkatarët në Atlantikun e Veriut. Peshkaqeni femër i Groenlandës me gjatësi 5.5 metra e gjatë vlerësohet se është 512 vjeç. Një ekip shkencëtarësh, i cili ka ndërmarrë studimin e jetëgjatësisë së kësaj kafshe përmes teknologjisë së karbonit ka analizuar sytë e 28 peshkaqenëve të tillë, të cilët japin informata më të besueshme për moshën e tyre.