astrazeneca
Disa flasin, të tjerë veprojnë. Serbia me 4 vaksina, njoftohet mbërritja e 150 000 dozave të AstraZeneca-s
Serbia vazhdon të kryesojë radhën e vendeve europiane për vaksinim duke dëshmuar aftësi lobimi shumë të mira në një situatë që duket se paraqet vështirësi të posaçme. Mediat serbe njoftojnë se nesër, dt. 21 shkurt, mbërrijnë në Beograd 150 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca duke e çuar në katër llojet e vaksinave që janë në dispozicion të qytetarëve serbë.
Dështon me variantin vendas të Covid-19, AstraZeneca pezullohet në Afrikën e Jugut
Afrika e Jugut pezulloi përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-së pasi të dhënat treguan se ajo jepte mbrojtje minimale kundër infeksionit të shkaktuar nga varianti i koronavirusit që u zbulua pak javë më parë në vend.
Pas testeve të kryera nga universiteti i Witsatersrand-it, të cilat sollën rezultate zhgënjyese, ministro o shëndetësisë tha se qeveria mbetet në pritje të fjalës së shkencëtarëve.
Vaksina e AstraZenecas nuk miratohet dot brenda janarit nga Autoriteti Europian i Barnave
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në negociata për vaksinat e zhvilluara nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. Sigurisht problemi është tek afatet sepse një ditë vaksina do të vijë edhe në Shqipëri. Aktualisht në BE po përdoret vaksina e Pfizer e cila pretendohet se ka efikasitet gati 100%, por kërkon ruajtjë në temperature -70 gradë Celcius.
Katër vende europiane, kontratë për furnizimin me 400 mln doza vaksine kundër CoVid-19
Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda kanë nënshkruar së fundmi një kontratë për 400 milionë doza vaksine kundër CoVid-19 me kompaninë britanike “AstraZeneca Plc”.
Marrëveshja parashikon furnizimin e këtyre vendeve në rast se vaksina e Oksfordit do të rezultojë e suksesshme, çka provon se asnjë vend nuk po mendon se përballja me epideminë ka përfunduar.