asteroid
0.41% shanse të godasë Tokën më 2 nëntor
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka përllogaritur se një asteroid që pritet të kalojë pranë Tokës në fillim të muajit nëntor, ka 0.41% shanse të godasë planetin. Objekti i njohur si 2018VP1, parashikohet të kalojë pranë Tokës më 2 nëntor 2020 dhe sipas trajektores së gjurmuar ekzistojnë tre mundësi përplasjeje.
Objekti është 0.002 km në diametër.
Çfarë do ndodhë me tokën nëse përplaset nga një asteroid? (Video)
Rënia e një asteroidi në Tokë është një nga skenarët më apokaliptikë që është duke u shqyrtuar seriozisht nga agjencitë hapësinore dhe qeveritë në mbarë botën.
Ndikimi i një ngjarjeje të tillë padyshim do të ishte shkatërruese, por sa shkatërruese të varet nga shumë faktorë.
Pse NASA dhe ESA po përpiqen të rrëzojnë një asteroid
Zyrtarët e hapësirës evropiane dhe amerikane kanë nisur planet për të shmangur asteroidet larg nga Toka, me shpresën e mirë për mbrojtjen e planetit dhe për të kuptuar formën, mënyrën sesi lëvizin asteroidet. “NASA dhe ESA po formojnë një ekip hapësinor për të parandaluar Armageddon”. Projekti, i quajtur Misioni Asteroid dhe Ndikimi e Vlerësimi Devijues (AIDA), u njoftua për herë të parë në vitin 2012. Por kjo nuk ndodhi deri këtë vit kur zyrtarët shpallën një objektiv për studimet e tyre: një asteroid binar afër Tokës të quajtur 65803 didymos.
"Fluturimi" i një asteroidi
Asteroidi 1999 JD6 në distancë 7.2 milion km nga Toka, ose 19 herë distanca mes Tokës dhe Hënës, përcjellë me një video të NASA-s pas lokalizimit me radar më 25 korrik. Asteroidi do t'i afrohet Tokës në këtë distancë sërish në vitin 2054.