Arecibo
Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore
Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.
Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2 nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).