anullohet
Lavrov anullon vizitën në Athinë
Anullohet vizita e ministrit të jashtëm rus në Athinë, Sergei Lavrov. Duke iu referuar agjencinë ruse të lajmeve TASS, Reuters citon ambasadorin rus në Greqi të jetë shprehur se “koha e vizitës së planifikuar në vjeshtë të Sergei Lavrov në Athinë nuk është e përshtatshme".
Klima mes dy vendeve është veçantërisht e tensionuar pas vendimit të Athinës për të dëbuar dy diplomatë rusë të dyshuar për nxitje të zërave kundër nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë për emrin.